Error
Shendetesi

Gjykata e konsideron të jashtëligjshëm suspendimin e Nakije Baliut në Spitalin e Gjilanit

Gjykata Themelore në Gjilan e ka shpallur të jashtëligjshëm suspendimin e mjekes Nakije Baliu në Spitalin e Gjilanit. Gjykata e ka detyruar spitalin që t’ia kompensoj Baliut dëmin material të pagave të parealizuara gjatë suspendimit

Gjykata Themelore në Gjilan e ka anuluar vendimin e Komisionit Disiplinor të Spitalit të Gjilanit si dhe vendimin e Komisionit të Ankesave për suspendimin e Nakije Baliut, specialiste e pediatrisë, shkruan Gazeta Shneta.

Gjykata e ka detyruar spitalin që t’ia kompensoj Baliut dëmin material të shkaktuar gjatë suspendimit gjashtë mujor.

“Detyrohet spitali i përgjithshëm në Gjilan që paditëses Nakije Baliu nga Gjilanit, t’ia kompensojë dëmin material sa i përket pagave të parealizuara në pjesën prej 50 për qind si dhe kujdestaritë e pambajtura për shkak të suspendimit në shumën e përgjithshme prej 4,434.91 euro, me kamatë ligjore prej 8 për qind”, thuhet ndër të tjera në vendimin e Gjykatës.

Poashtu Gjykata e ka detyruar spitalin që t’i paguaj edhe koston e shpenzimeve të procedurës kontestimore.

Nakije Baliu ishte suspenduar me 6 muaj nga puna në tetor të vitit të kaluar për shkak të dy ankesave të pacientëve. /Gazeta Shneta/

Shiko tekstin me te zgjeruar

Related Articles

Back to top button
WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE
Close