Gjyqtarët e Gjykatës Themelore të Gjilanit, kanë votuar për nominimin e kandidatit Venhar Salihu për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Komisioni për mbarëvajtjen e procesit të votimit nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, pas numërimit të votave, ka konstatuar se 36 gjyqtarë kanë votuar pro nominimit të kandidatit Venhar Salihu për anëtarë të KGJK-së, ndërsa nuk ka pas asnjë votë kundër.
Pas marrjes së legjitimitetit për nominim, kandidati Venhar Salihu, do të marr pjesë në tubimin zgjedhor të të gjitha gjykatave themelore të Kosovës, që do të mbahet me datë 7 shkurt 2020.