Error
Lajme

Komuna e Gjilanit pranon donacion dhjetë koncentratorë të oksigjenit nga Islamic Relief Kosova

Komuna e Gjilanit ka pranuar një donacion prej dhjetë koncentratorëve të oksigjenit nga shoqata Islamic Relief Kosova, i cili kap shifrën tetë mijë euro.

Gjatë ceremonisë të pranimit, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka falënderuar organizatën Islamic Relief Kosova për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm.

“Kemi pranuar dhjetë koncentratorë të oksigjenit të cilët do t’i shërbejnë mjekësisë familjare në Gjilan, një pjesë prej tyre në QKMF-në, ndërkaq të tjerët në qendrat tjera shëndetësore. Janë aparatura të mira, të përdorshme dhe, siç e kuptova, janë më të avancuara sesa ato që i kemi tash, mund të përdoren për dy pacientë dhe kanë kapacitet më të madh në litër të oksigjenit”, ka thënë kryetari Hyseni.

Kryetari Hyseni, po ashtu, ka parë nga afër edhe pesë aparaturat tjera të siguruara për EKG, nga shtatë sa janë në total.

“Ndërkohë, tash është ndarë edhe urgjenca si shërbim i veçantë, 24 orë e me dy ekipe në terren, pastaj kujdestaria dhe në këtë formë po shkurtohet orari i pritjes dhe po bëhet një lloj riogranizimi i brendshëm për të cilin jemi duke punuar. Po punojmë edhe objektet tjera të mjekësisë familjere në mënyrë që shërbimet të jenë sa më të mira e sa më efikase për qytetarët”, ka shtuar ai.

Përfaqësuesja e Shoqatës Islamic Relief Kosova, Albulena Gashi Hajrullahu, e ka falënderuar kryetarin Hyseni për bashkëpunimin, ndërkaq ka shfaqur zotimin se se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe me projekte të tjera.

Përndryshe, në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe drejtoresha e Shëndetësisë, Aurorë Osmani dhe ajo e QKMF-së, dr. Arbenita Hajdari.

Shiko tekstin me te zgjeruar

Related Articles

Back to top button
WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE
Close