Reperi dhe këngëtari Arian Agushi i njohur si Gold AG ka njoftuar se kishte marrë rrugë për në Greqi, me të arritur në Athinë, siç njofton reperi, është ndaluar nga Policia në kontrollën e pasaportave, shkruan Gazeta Sinjali.
Gold AG shkruan se është mbajtur i mbyllur nga mbrëmë pasmesnate e deri në mëngjesin e sotëm, derisa njoftoi se autoritetet greke ia kanë ndaluar hyrjen në Greqi.
Reperi tha se shkak për këtë janë këngët e tij me motive patriotike derisa ngjall dyshime se është “spiunuar nga dikush”.
Postimi i plotë:
Lajmërim për shqiptarët në Greqi
Mbrëm rreth orës 1:00 pas mesnate arrita në Athinë. Në kontrollën e pasaportave u ndalova nga policia greke dhe më mbajtën të mbyllur deri në mëngjesin e sotëm. Arsyeja e vetme ishin këngët e mia dhe ma bënë ndalesë hyrjen në atë vend. Ju kërkoj falje krejt atyre dashamirëve që do të ishin sonte e nesër prezent në koncertet e mia. Shpresoj që shihemi herav tjera. Kushdo që ka spiunu dua ti them me pak fjalë: Jemi burgos historikisht, kemi vdekë nga rrahjet e torturat ,por emra nuk kemi qit. E tash pa na rreh kërkush e qesim njëri tjetrin në gracka për fitime personale. Jam mësuar se kam s’pari kështu, dhe do vazhdoj se …
S’JAM FAJTOR SE JAM SHQIPTAR 🇦🇱❤️