Agjencia Kombëtare e Krimit po heton një bast prej 52,000 £ të vendosur në kartonin e verdhë të Granit Xhakës kundër Leeds më 18 dhjetor, që i solli atij më pas një pagesë prej mbi 250 mijë £
Udhëheqësit e basteve e raportuan atë në FA për shkak të shumës së madhe të parave të përfshira në fitim.
Ai kishte vendosur në bastin e tij që Xhaka të ndëshkohej me karton të verdhë në 10 minutat e fundit të ndeshjes, gjë që edhe ndodhi, pavarësisht se Arsenali po fitonte 4 me 1.