By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Gruaja nga Gjilani e pranon që ishte në ISIS, dënohet me dy vjet burgim
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Gruaja nga Gjilani e pranon që ishte në ISIS, dënohet me dy vjet burgim

Përditësimi i fundit: September 9, 2019 7:47 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata e Prishtinës i ka shqiptuar dënim me kusht prej 2 vjet e gjysmë të kthyerës nga Siria, M.A

- Advertisement -

Valon Rashiti

Ishte në mesin e 32 grave që ishin kthyer nga Siria në muajin prill në Kosovë.

Por edhe pse gruaja nga Gjilani me inicialet M.A u rikthye me ndihmën e institucioneve të sigurisë kosovare, ajo u ndoq nga ato të drejtësisë.

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka shqiptuar asaj dënim me kusht prej 2 vjet e gjysmë, për organizimin dhe pjesëmarrje në grupe terroriste.

T7 ka siguruar aktakuzën e Prokurorisë Speciale ndaj gruas nga Zhegra e cila tregon mënyrën se si ajo u bind t’u bashkohet grupeve terroriste.

Sipas M.A një shqiptarë nga Maqedonia pjesëtarë i ISIS i njohur si “Abu Hamza” e kishte bindur, përmes Facebookut, të shkonte në Siri në vitin 2015.

Pas 5 muajsh komunikimi, shqiptari nga Maqedonia ia kishte mundësuar asaj udhëtimit nga Kosova në Siri përmes Turqisë.

Megjithatë M.A tash ndjehet e penduar për veprën që e ka kryer.

“E pranoj fajësinë dhe jam penduar shumë. Prej fillimit kur jam ardh kam thënë që jam penduar, nëse e kisha kthy kohën nuk do ta bëja kurrë këtë gabim.”

E babai M.A kishte deklaruar në gjykatë se nuk ishte në dijeni që vajza e tij ishte nisur për në Siri.

N.A kishte deklaruar se vajza e tij kishte thënë se po shkon të një shoqe.

“Pas një muaj e gjysmë na është lajmuar nga qyeti i Rakës në Siri, nuk ka tregu me kënd ka shkuar vetëm ka thënë se ka shkuar për Allahin dhe ka bërë gjënë e duhur. Dikur pas dy muajve na ka thënë se është martuar Orahan Ramadanin nga Shkupi dhe nuk na ka treguar se si është njoftuar më të”.

E sipas provave të Prokurorisë e akuzuara ishte e vedishme që po merrte pjesë në organizatën terroriste ISIS.

“E akuzuara M.A ishte e ndërgjegjshme në atë kohë që po merrte dhuratë martesore në formë parash nga ISIS dhe që burri i saj Orhan Ramadani punonte si roje armatosur në për ISIS. Po ashtu e akuzuara M.A e dinte që ajo dhe familja e saj po gëzonin kushte të mira jetese brenda territorit të kontrolluar nga ISIS falë lidhjeve shoqërore që i shoqi Orahan Ramadani kishte me një nda liderët e ISIS, Ridvan Haqifin”.

Ndërkohë sipas avokates së M.A, Leonora Dervishaj-Pacolli thotë se klientja e saj është mashtruar nga ish bashkëshorti i saj në Siri.

“Gjatë bisedës ai i ka premtu një jetë më të mirë edhe nuk i ka treguar që është luftë dhe e njëjta është manipulu”.

Megjithëse 110 shtetas kosovarë janë kthyer nga Siria, mbi 80 të tjerë vazhdojnë të jenë në zonat e konfliktit.

Sipas të dhënave në Siri vazhdojnë të jenë rreth 30 luftëtarë, 49 fëmijë dhe tetë gra.

Haxhiu: Ishte e qartë që nga votimi i Qeverisë Hoti, po i hapet rruga Thaçit për shkëmbimin e territoreve
A mund të shqiptojë gjoba Policia e Kosovës në Shqipëri?
Gjykata dënon me 4 vite burgim shoferin që shkaktoi aksidentin ku vdiq 19-vjeçari nga Gjilani
Parashikimi i motit për ditën e sotme, do të ketë erë e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme
Ka ndërruar jetë dr. Halide Haziri, specialiste e dermatologjisë
Artikulli i mëparshëm Nënshtabi i Lagjës VIII në Gjilan: Po vie forca e ndryshimit në krye me LDK’në
Artikulli tjetër Policia në Gjilan, arreston një person të dyshuar për Falsifikim të Dokumentit Zyrtar

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.