Pas takimit që mbajti Grupi Punues për vizat, presidenca çeke tha se nuk ka pasur konsensus, por disa zhvillime në nëgociata.
Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi ka thënë se është shqetësuese që izolimi ndaj qytetarëve të Kosovës po vazhdon edhe më tej, raporton Zeri.info.
Ajo ka thënë se nuk është kundër sistemit ETIAS, por thekson se qytetarët e Kosovës meritojnë ta kenë mundësinë e lëvizjes nëpër Evropë.
“Zona Shengen vazhdon të mbetet një ëndërr e parealizuar për njerëzit tanë, e bashkë me të edhe mundësitë e reja për shkollim e avancim profesional. Askush nuk është kundër një sistemi shtesë të sigurisë, mirëpo qytetarët tanë e meritojnë ta kenë mundësinë e lëvizjes nëpër Evropë, gjë të cilën vendet e rajonit e gëzojnë prej më shumë se një dekadë”, shkroi ajo.