Një moment historik e ka cilësuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama çeljen zyrtarisht të grupit të parë të kapitujve të negociatave me Bashkimin Evropian.
Në një postim në Facebook, pas këtij vendimi, kreu i qeverisë thekson se ky është kurorëzimi i përpjekjeve të mëdha në fushën e mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit.
Shkrimi i plotë:
Një moment historik kurorëzimi i përpjekjeve të mëdha të deritanishme në fushën e mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit*
✅Shqipëria hapi zyrtarisht negociatat për Grup-Kapitujt, “Themeloret”:
-Funksionimi i institucioneve demokratike
-Reforma në administratën publike
-Gjyqësori dhe të drejtat themelore
-Drejtësia, liria dhe siguria
-Kriteret ekonomike
-Prokurim publik
-Statistikat
-Kontrolli financiar
*mbase përmbajtja e këtij Grupi-Kapitujsh dhe volumi i detyrave për t’u kryer, do t’ua ndriçojë fillin e arsyes edhe të gjithë atyre që ngritën akuza të paarsyeshme kundër Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin🤷🏻♂️
#VetëmPërpara➡️🇪🇺
#SHQIPËRIA2030🇦🇱