Pas një sëmundje të shkurtë ka ndërruar jetë Basri Zejnullahu, në moshën 66 vjeçare shkruan Radio Star.
Me anë të një postimi në Facebook, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Zejnullahu.
Telegram ngushëllimi:
Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të profesorit nga Gjilani, kolegut tonë prej ditëve të para në Aleancë, njeriut të urtë e besnik, Basri Zejnullahu.
Basriu përveç që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për edukimin e shkollimin e brezave në rrethana të rënda për shqiptarët, ai ka lënë pas edhe shembullin e një njeriu korrekt dhe të sinqertë.
Ngushëllime koleges sonë, bashkëshortes së Basriut, Mevlyde Zejnullahu, fëmijëve, kolegëve të Aleancës në Gjilan, kolegëve të profesionit dhe gjithë atyre që e njohën nga afër.
Basriu u prehtë në paqe!