Kryeminsitri në detyrë Ramush Haradinaj në një konferencë për media e ka “thumbuar”, përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian Federica Mogherini. Haradinaj duke folur për efektin e taksës potencoi se me këtë vendim Kosova ka treguar që nuk është e varuar nga tavolina e Mogherinit, raporton “Zëri.info”.
”Politikisht nuk është vetëm taksa por edhe qëndrimet që kemi mbajt si Kosovë, që e kanë konsoliduar Kosovën dhe që nuk është e varuar nga tavolina e znj. Mogherini”, ka thënë Haradinaj.
Ndërsa ai ka folur edhe për zëvendësimin e produkteve serbe nga ato vendore.
“Një vakum prej prodekteve serbe e mbulon prodhimi vendor. I cili është rritur është zhvilluar dhe ka ndikim diekt në ekonominë e vendit. Vazhdimisht takoj prodhues dhe janë të shqetësuar me fatin ose me epilogun që do të ndoh nga kjo”, ka thënë tutje ai. /ZËRI