Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje të qytetarëve t’u lejohet sërish të tërheqin mjete nga Trusti, shkruan Reporteri.net.
“Qytetarët në Kosovë janë në një situatë tejet të vështirë ekonomike e sociale. Shtrenjtimi i artikujve elementarë për jetesë, ka shtyer shumë kategori që të përballen gjithnjë e më shpesh me mbijetesën ekonomike”, shkroi Haradinaj.
Prandaj, thotë Haradinaj, “e konsideroj si hap të parë urgjent, aprovimin e një vendimi që lejon qytetarët të tërheqin një përqindje të caktuar të mjeteve nga trusti pensional”.
“Situata është e jashtëzakonshme, prandaj edhe vendimet duhet të jenë të jashtëzakonshme. Natyrisht krahas kësaj mase, qeveria duhet të mendojë edhe për masa të tjera, në këtë kohë vështirë të përballueshme për qytetarët”, përfundoi Haradinaj.