Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka akuzuar Qeverinë për mungesë përpjekje në menaxhim të pandemisë, por në të njëjtën kohë ka apeluar për kujdes.
“Fatkeqësisht nuk po shohim as angazhimin më të vogël nga Qeveria në menaxhimin e situatës aktuale”, ka shkruar ndër tjerash Haxhi në Facebook.
Sot janë raportuar gjashtë vdekje me coronavirus nga Klinika Infektive, gjendja është mjaftë shqetësuese.
Postimi i plotë i Haxhiut
Vetëm sot, 6 qytetarë humbën jetën nga virusi COVID 19 dhe shumë qytetarë po luftojnë për jetën!
Situata çdo ditë e më shumë po rëndohet. Përveç punës së palodhshme të mjekëve dhe infermierëve, fatkeqësisht nuk po shohim as angazhimin më të vogël nga Qeveria në menaxhimin e situatës aktuale. Kosova para pak kohësh renditej ndër vendet me menaxhimin më të mirë ndërsa sot kjo qeveri me mosveprim ia ka kthyer shpinën qytetarëve dhe Kosova renditet ndër vendet me numrin më të madh të qytetarëve të infektuar.
Të dashur qytetarë,
për hirë të atyre që po bëjnë të pamundurën për të shpëtuar jetët e njerëzve pra stafit mjekësor, le të kemi kujdesin maksimal. Le të mbajmë maska dhe kudo ku jemi le të respektojmë distancën. Kjo është një gjë e vogël që mund ta bëjmë por për stafin mjekësor është gjithçka!