Kryetari i Degës së LDK’së në Gjilan, Lutfi Haziri, i cili njëherit është edhe nënkryetar i partisë në qendër, u ka dhënë edhe njëherë mbështetje të madhe kandidatëve për deputet nga radhët e LDK-së në Gjilan.
Duke përmendur punët e mëdha që ka realizuar në Gjilan si kryetar Komune, Haziri theksoi se përveç tjerash, do të përfundohet edhe projekti i lumit “Mirusha”, “Stanishorka”, “Morava” dhe stadiumi i qytetit, për të shtuar se deputetët e ardhshëm të Kuvendit do të vazhdojnë me punë t’hajrit, duke ndikuar që të sjellin investime edhe më të mëdha për qytetin tonë.
“Nën qeverisjen e LDK’së, Gjilani është bërë yrrnek për punët dhe projektet e mëdha që i kemi realizuar në të mirë të gjilanasve. Kanë mbetur disa projekte të cilat janë në proces të realizimit dhe disa do të fillojnë së shpejti. Me mbështetjen e qeverisë së Austrisë, do ta përfundojmë projektin e lumit “Mirusha”, “Stanishorka” e “Morava”. Do ta përfundojmë edhe stadiumin e qytetit sipas standardeve të FIFA e UEFA, rizhvillimin e qendrës, sikur edhe vendosjen e shtatoreve e busteve të dëshmorëve e heronjve në hapësira dinjitoze në qytet”, ka thënë Haziri.
09.06.2017 Saranda BLLACA
Gjilan zëdhënëse e shtabit