Error
Lajme

Haziri: Ende nuk e kemi parë Kurtin në veprim për të zgjidhur një çështje të vetme

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka komentuar situatën e fundit, ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati takim me Sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg.

Haziri ka thënë se ende nuk e kemi parë Kurtin në veprim për të zgjidhur një çështje të vetme në agjendën e cila pritet të shtjerret së bashku me ndërmjetësin ndërkombëtar.

Shkrimi i plotë:

Deri tani, kryeministri i Kosovës ka pasur takime me presidentin serb sa për t’u takuar, por asnjë marrëveshje e re nuk është arritur. Është biseduar dhe dakorduar lidhur me metodat e implementimit të marrëveshjeve që janë arritur nga ish-kryeministrat e Kosovës.

Ende nuk e kemi parë Kurtin në veprim për të zgjidhur një çështje të vetme në agjendën e cila pritet të shtjerret së bashku me ndërmjetësin ndërkombëtar, që në këtë rast është BE dhe Lajcak në emër të përfaqësuesit më të lartë të BE-së dhe lehtësimit të vjen nga SHBA-të.

Në takimin e nesërm duhet ta kenë parasysh dhe prioritet negocimin sa më të shpejt të zgjidhjes së çështjeve që i kemi përpara. Natyrisht, me marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila përfundon me njohje reciproke dhe i obligon të dyja palët që ta zbatojnë dhe, mbi të gjitha, me këmbëngulësi dhe me vullnet politik duhet të insistojmë që kjo të përfundojë sa më parë sepse status-quo është armiku më i madh i Kosovës, e cila sjell tensione.

Në këtë rast, kapaciteti i gjetjes së zgjidhjeve tregohet, jo nëpërmjet policisë, por nëpërmjet dialogut.

Shiko tekstin me te zgjeruar

Related Articles

Back to top button
WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE
Close