Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në një prononcim për Pista.News nga Helsinki ku udhëheq delegacionin e LDK’së në Kongresin e Partive Popullore Europiane tha se LDK si partia më e madhe po angazhohet me tërë kapacitetin e saj që Kosova të marrë liberalizimin e vizave, përkundër faktit që në Bruksel po shkojnë sinjale negative nga subjektet qeverisëse.
“Në Kongresin e sotëm të Partive Popullore Europiane në Helsinki, do të paraqesë pikëpamjen e LDK’së, si partia më e madhe në Kosovë, e cila me tërë kapacitetet po angazhohet që Kosova ta marrë datën për liberalizim, përkundër faktit që partitë qeverisëse po dërgojnë sinjale shumë negative në Bruksel, sa i përket përmbushjes së obligimeve. Po ashtu, po e theksoj se perspektiva europiane e Kosovës, është e paalternativë”, ka thënë Haziri.