Koha që Gjilani të bashkohet kundër atyre që premtuan dhe mashtruan shumë
është fatkeqësi e madhe që projektet e mëdha zhvillimore në infrastrukturë, ndërtim e zgjidhje të problemeve sistemore që janë realizuar, tashmë po trajtohen si të huaja nga qeverisja e VV-së. Komuna po trajtohet si shtëpi e braktisur dhe programet po revidohen e vonohen pa arsye. Unë e di që nuk mund të ndalen sepse i kam iniciuar unë me mund e partneritet me miqtë e Gjilanit nga Londra, Brukseli, Berlini e Uashington DC.
Pas prishjes së koalicionit si pasojë e një bashkëqeverisje në mos besim dhe pamundësi me shkaktu agjenda zhvillimore, Kuvendi i takon LDK-së si parti e parë në zgjedhje që ta udhëheq. Në parim, ne do të dakordohemi me partnerët si AAK, Vatra, shoqëria civile e të tjerët, për marrjen e kësaj të drejtë legjitime sipas ligjeve dhe procedurave në fuqi. Këto dy vite dëshmuan se nuk dinë vet dhe nuk respektojnë as partnerët, që së paku kanë dije institucionale.