Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka komentuar zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Ai në emisionin “Context” në ATV tha se në zgjedhjet lokale s`do të bëhen as me PDK-në e as me VV-në.
“As me VV-në e as me PDK-në. Vetëm do ta përballojmë rundin e parë në zgjedhjet lokale”, theksoi Haziri.
Ai tutje tha se partitë e tjera e kanë gjetur formulën për ta mposhtur LDK-në.
Ajo, sipas tij, është duke nxitur përçarje në parti.
“Çdo parti dhe çdo rival i LDK-së e ka gjet rrugën se si me mund LDK-në. LDK-në e kanë mposht me LDK-në”, u shpreh Haziri.
Ky është një mësim që thotë se e kanë nxjerr.
“Duhet me i kalu inatet mes vete me kriju unitet. E po ashtu imunitet. Duhet të bëhemi bashkë me njëri-tjetrin”, deklaroi Haziri.