Hidromorava njofton qytetarët se hedhja e mbeturinave në puseta dhe kolektorë të ujërave të zeza po shkakton bllokime serioze në sistemin e kanalizimit, duke rrezikuar funksionimin normal të rrjetit dhe shëndetin publik.
Institucioni u bën thirrje për ndërgjegjësim dhe kujdes të shtuar ndaj pasurisë së përbashkët, duke paralajmëruar se çdo rast i tillë do të raportohet në Inspektoratin Komunal dhe do të ndëshkohet me gjoba sipas legjislacionit në fuqi.

