Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka kërkuar nga Inspektorati Policor të trajtojë me shumë përkushtim të gjitha ankesat e qytetarëve që vijnë në adresë të policisë, të jenë këmbëngulës dhe të pakompromis në respektimin e etikës dhe sjelljes profesionale të policisë.
Ai këto kërkesa i ka adresuar sot në një takim me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe kryeshefin Ekzekutiv të Inspektoratit të Policisë së Kosovës Kushtrim Hodaj.
Hoti kërkoi që menjëherë, të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme ndaj çdo zyrtari policor i cili keqpërdorë detyrën, duke theksuar se këto sjellje janë të papranueshme.
“Kryeministri Hoti, theksoi se nuk duhet lejuar që rastet e izoluara të dëmtojnë imazhin e policisë së Kosovës, institucionit më të besuar nga qytetarët për vite me radhë”, thuhet në njoftim.