Kryeministri Avdullah Hoti i ia tërhoqi “vërejtjen” homologut Edi Rama, i cili tha se Bashkimit Europian duhet t’i vijë turp për mosliberalizimin e vizave me Kosovën.
Duke folur në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Tiranë, Hoti tha se “Po mendohemi që gjatë kërkesës sonë të mos e shajmë shumë Bashkimin Evropian”.
Gjithçka përballë gjuhës së ashpër të Ramës i cili tha se, “Kosova është marrë peng i logjikës elektorale në vende të ndryshme të BE dhe Kosova duhet të presë si të mbarojnë zgjedhjet në një vend, ku janë zgjedhjet në një vend tjetër. As sot nuk arrij të kuptojë ato që thonë. Kosova e paguan me mosliberalizim vizash ne e paguajmë me sajesa pas sajesash dhe rajoni e paguan në tërësi”.
Nga ana tjetër Hoti shtoi se Kosova ka pasur shumë sfida në diplomaci për të rivendosur marrëdhëniet me partnerët strategjik, marrëdhënie që ishin lënduar në kohët e fundit.
“Na është dashur të marrim vendime tepër të nevojshme për të dhënë sinjalin që duhet të shihemi si kontribues të paqes dhe stabilitetit, me një marrëveshje përfundimtare me fqinjin tonë verior dhe ku i gjithë regjioni. Po mendohemi që gjatë kërkesës sonë të mos e shajmë shumë BE-në por të mbajmë të plotësuara kriteret”, deklaroi Hoti.