Mijëra familje anekënd Kosovës kanë pasur shpenzime tepër të mëdha për trajtimin dhe shërimin nga virusi SARS-CoV-2.
Në qeverisjen time do të sigurojmë vaksinim për gjithë popullsinë, pako mbështetëse për të gjithë të infektuarit dhe qendra për testime gjithandej vendit.
Edhe për të moshuarit, që gjithnjë janë përkujdesur për ne, me fillimin e shërbimeve të para të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore do të ofrojmë 580 lloje të barnave falas. Kjo do të jetë mbështetje e madhe, veçanërisht për të moshuarit me sëmundje kronike, për të cilët shpeshherë trajtimi ka kosto të papërballueshme.
Me Partinë Demokratike të Kosovës do të kemi rimëkëmbje të plotë të sektorit të shëndetësisë dhe kujdes më të madh për çdo kategori shoqërore.
Bashkohuni me ne për ta rimëkëmbur shëndetësinë dhe rritur mirëqenien e qytetarëve!