Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enever Hoxhaj, ka thënë se qasja e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit me Serbinë, është e mbyllur dhe jo drejt një marrëveshje finale – e që si e tillë i ndihmon vetëm Serbisë.
Hoxhaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kurti e ka bërë Kosovën temë “në menynë e menaxhimit të krizave ndërkombëtare”, e që sipas tij kjo ndodhë kur negociohet pa vizion, pa parime e pa qëllime.
“Ndryshimi gjeopolitik është aq i shpejtë dhe reagimi i z. Kurti është aq i ngadaltë, sa që Kosova po humbë shancën historike që gjatë Presidencës Biden të arrijë një marrëveshje historike me Serbinë, në një kohë të rënies së Rusisë dhe izolimit të Serbisë!”, ka shkruar ai.
Më tej, ai është shprehur se Kosova nën udhëheqjen e Kurtit “po lëvizë në kohë e hapësirë drejt izolimit të vetimponuar!”./Gazeta10