Gjatë 24 orëve të fundit 8 persona kanë humbur jetën nga coronavirusi në Kosovë shkruan Radio Star.
Pas rezultateve të publikuara nga IKSHPK, ku 767 persona kanë rezultuar pozitiv.
Dy person nga Gjilani kanë humbur betejën me Covid-19, kështu ka njoftuar IKSHPK përmes njoftimit të saj.
Ky është njoftimi i plotë:
Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (87, 84, 61 dhe 60 vjeç), Gjilan 2 raste (89, 77 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 26.888 raste nga 113.738 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 784 raste të vdekjes. /RadioStar/