Shkruan: Sylejman Ismajli
Rrugëtimi drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian “Euro2021”, ka përfunduar me “tmerr” për Kombëtaren e Kosovës në stadiumin “Todor Proeski” në qytetin e Shkupit, duke zhgënjyer tej mase si për nga rezultati poashtu edhe për shumë enigma në kohët e fundit që i ka shfaqur trajneri zvicran, Bernard Challandes.
Nuk është fundi i botës nëse fiton apo pëson humbje, nuk mbaron futbolli me një ndeshje, dëshirat dhe mundësit asnjëherë nuk përputhen por gjithmonë duhet qenë realist e jo vazhdimisht të flasim për patriotizëm sikur vetëm shqiptarët din për patriotizëm dhe asnjë komb e shtet tjetër nuk e din se qka është patriotizmi.
Njëherë e përgjithmon duhet kuptuar populli, futbollistët e trajnerat se për të fluturuar së pari duhet të mësosh se si duhet të biesh në tokë.
Kombëtarës së Kosovës gjithmonë do ti jemi në krah i madh e i vogël pa marrë parasysh se kush është trajner dhe kush e djersit atë fanel, por duhet ta kenë të ditur se të gjithë ata që përfaqësojn futbollin e Kosovës nuk duhet lejuar të luajn me ndjenjat e popullit, aty duhet pasur përgjegjësi të madhe morale e kombëtare.
Trajneri zvicran, Bernard Challandes, Kombëtaren e Kosovës e ka privatizuar, ai asnjëherë nuk ka qenë i qart në deklaratat e tij, ai duhet kuptuar se shteti i Kosovës është më i madh se ai dhe kur janë interesat e futbollit të Kosovës ai duhet të jetë i matur me veprimet e tija e jo kur na mposhti Maqedonia e Veriut të deklaron se unë i marrë përgjegjësit për humbje. Ai është dashur që përgjegjësin ta marr para fillimit të ndeshjës.
Challandes shkon aq larg sa thotë pas ndeshjës, “pse duhet të jap dorëheqje dhe nuk ka dyshime për të ardhmen time”, kjo deklarat është skandaloze e papërgjegjëshme, pasi duhet pasur parasysh që në 6 ndeshjet e fundit kemi 5 humbje dhe 1 barazim, ku kemi humbur edhe 2 ndeshjet më të rëndësishme kunder Qekisë dhe tani Maqedonisë së Veriut.
Me këtë humbje trajneri Challandes duhet të shkon në shtëpi, ai ndeshjet i ka fituar me Kombëtare të dobëta ndërsa në ndeshjet më të rëndësishme ka dështuar plotësisht, dhe ëndrrën tonë shekullore e ka humbur në qytetin e Maqedonisë së Veriut në Shkup në mënyrë mjaft turpruese.
Enigma ma e madhe e kësaj sfide janë mos paraqitja e Amir Rrahmanit, Vedat Muriqit dhe
Milot Rashicës.
Gjatë tërë javës është deklaruar se do të vin apo sdo të vin, janë të lënduar apo sjanë të lënduar, kanë COVID apo nuk kanë COVID, këto thashetheme ishin mjaft terrorizuese për futbollistët por edhe për popullin e Kosovës.
Këta tre futbollist “enigmatic” sipas gjitha gjasave e lan Kombëtaren e Kosovës në “lloq”, atëherë kur Kosova kishte më së shumti nevojë për ta, këtë “enigmë” për mos paraqitjen e këtyre lojtarve më së miri e din ata, trajneri Challandes dhe zyrtarët e FFK-së.
Pluhuri më i madh dhe mëkati më i madh ishte edhe mos ftesa e Bernand Berishës, për një gjest që e bëri në ndeshjen e kaluar duke i treguar trajnerit Challandes se gjerë më tani me ke bërë të padrejt.
Nuk dua ta arsyetoj gjestin e Berishës por është shumë e vërtet se Berisha tani është në top formë dhe ka merituar të luaj pa problem, dhe në ndeshjën kunder Maqedonis së Veriut me të madhe u ndie mungesa e tij.
Kur është interesi i Kombëtarës së Kosovës, duke i ditur edhe mugesat që i kishim dhe ishte një ndeshje me peshë historike për të prekur finale e playoff për kualifikim në Euro 2021, Berisha është dashur të thirret dhe ka pasur mënyra tjera se si të denohet e jo të denohet e gjithë Kombëtarja e Kosovës e shteti I Kosovës, me mos ftesën e tij.
Golat në ballafaqim me Maqedonin e Veriut ishin dhuratë nga ana futbollistve tanë, paraqitja e tyre ishte katastrofale u zhgënjyem e na u mbyllën ëndërrat, por futbolli as nuk ka filluar në Shkup as nuk do të përfundon aty, por i gjithë ky dështim ka vetëm një emër e ky është Bernard Challandes.
Eshtë për tu befasuar se si asnjë nga njohësit e futbollit, “analistat e famshëm” nuk kërkuan dorheqjën e trajnerit Challandes, vetëm t’ju kujtoj se kur pësoi humbje Kombëtarja e Kosovës U-21 nga Anglia i madh e i vogël e kërkoi shkarkimin e përzgjedhësit Rafet Prekazi i cili në mënyrë dinjitoze ka udhëhequr Kombëtaren e Kosovës, ndërsa tani të gjithë heshtin.
Por, nuk duhet befasuar sepse ne si popull asnjëherë nuk ja kemi ditur vlerat njerzve tanë, por mos harroni se gjerë sa nuk i nderojm njerzit tanë me vlera, të huajt do të luajn me ne ashtu siq do të dëshirojnë, e një gjë të tillë po e bën edhe trajneri Bernard Challandes.
Ky cikël i kualifikimeve përfundoi, nuk arritëm asgjë përpos një promovimi për të pasur suksese në të ardhmen, qasja ndaj Kombëtarës duhet të jetë rrënjësisht tjetër e më sëpaku ta kem edhe më tutje trajneri Challandes.