Sot është mbajtur Komiteti për Politika dhe Financa, ku janë marrë disa vendime. Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ishte i pranishëm në këtë mbledhje dhe ka kërkuar nga opozita që të votohet buxheti për vitin 2025 dhe të bartën mjetet prej 2.5 milionë eurosh.
Sipas tij, mosvotimi i buxhetit po e bllokon qytetin dhe secilin banor të tij, duke ndaluar realizimin e çdo projekti të paraparë për vitin 2025.
Ai ka përsëritur kërkesën për miratimin e buxhetit, në rast të mosvotimit të buxhetit, këto mjete do t’i kthehen shtetit.
Statusi i plotë:
40 millionë euro buxheti për 2025
2.5 milionë euro bartje nga 2023 në 2024
Ky është bilanci që po humbin qytetarët tanë nga barrikadimi opozitar për të dëmtuar qeverisjen në kurriz të qytetarëve.
Mos votoni për ne, mos votoni për veten, votoni për qytetin e qytetarët!