Kryetari në ardhje Alban Hyseni, përmes një postimi në facebook, i’u ka shprehu ngushëllime familjarëve që humbën më të dashurit e tyre nga ngjarja e rëndë e cila ndodhi mbrëm në Gllogjan, ku mbetën të vrarë dy nxënës si dhe shoferi i një linje të autobusit.
Hyseni ka kërkuar nga organet e rendit që ky rast i shëmtuar duhet të zbardhet sa më shpejtë shkruan Radio Star.
Postimi i plotë:
Mbrëmë u tronditëm nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Gllogjan të Deçanit. Ngushëllimet më të sinqerta për familjarët që humbën të afërmit e tyre.
Ndodhi të tilla të shëmtuara, duhet të zbardhen sa më shpejt nga organet kompetente. T’i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, në solidaritet, në çaste të vështira si ky që përjetuam mbrëmjen e djeshme, me shpresën që ngjarje të tilla të mos ndodhin më./RADIOSTAR/