Error
Lajme

Mustafi pas refuzimit të ministrave të Kosovës: Një është e sigurt, aspiratat tona të përbashkëta nuk ka forcë që i ndal

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Ragmi Mustafi, ka reaguar pasi Serbia ua ka refuzuar vizitën në Luginën e Preshevës katër ministrave të Kosovës.

Mustafi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se refuzimi i kërkesës për të vizituar Luginën e Preshevës nga ministrat e Kosovës, nuk asgjë tjetër përveç mendësi e sistemit aktual në Serbi, njofton Klankosova.tv.

“Refuzimi i kërkesës për të vizituar Luginën e Preshevës të ministrave të Republikës së Kosovës – Liburn Aliu, Arbërie Nagavci, Hekuran Murati dhe Hajrulla Çeku nga Serbia nuk mund të gjykohet ndryshe, përveç mendësi e sistemit aktual në Serbi”.

“Ky refuzim si i tillë shpërfaq në mënyrë të natyrshme tendencën për të pamundësuar jo vetëm thjeshtë vizitën, por në radhë të parë për të pamundësuar bashkëpunimin e bashkërendimin e drejtpërdrejtë si dhe bashkëfestim e Festës së Flamurit – 28 Nëntorin”.

“I indinjuar thellë, ndjejë keqardhje për ripasqyrimin e mentalitetit të shekullit të kaluar dhe pengimin e mundësisë për të bashkëbiseduar e festuar me miqtë e bashkëkombasit ministra. Po një është e sigurt, aspiratat tona të përbashkëta nuk ka forcë që i ndal”, ka shkruar Mustafi.

Shiko tekstin me te zgjeruar

Related Articles

Back to top button
Close