Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka shprehur ngushëllime për familjen e edukatores Valdete Idrizi-Fetahu, e cila u nda nga jeta.
Hyseni e ka vlerësuar lart përkushtimin dhe kontributin e saj ndër vite në edukimin e fëmijëve, duke theksuar se ajo la pas një shembull të çmuar profesional dhe njerëzor.
Telegram ngushëllimi:
Sot Gjilani ka humbur një arsimtare të përkushtuar. Ndarja nga jeta e edukatores Valdete Idrizi-Fetahu është një lajm i rëndë për të gjithë ne që e njohëm dhe vlerësuam punën e saj ndër vite.
Ajo la pas vetes një shembull të shkëlqyer të angazhimit dhe dashurisë për profesionin, duke lënë gjurmë të çmuara te fëmijët që edukoi me aq shumë kujdes.
I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së saj, kolegëve të punës dhe gjithë atyre që e njohën.
Kujtimi për të qoftë i përjetshëm!










