Derbi i Gjilanit, i vlefshëm për xhiron e pestë të Superligës së Kosovës, ka përfunduar pa fitues. Drita dhe Gjilani kanë barazuar me rezultat 0-0, në një ndeshje të luftuar dhe me shumë emocione.
Takimi u karakterizua nga raste shënimi, nervozizëm dhe kartonë të shumtë, por asnjëra skuadër nuk arriti ta gjejë rrugën drejt golit.
Pas këtij barazimi, Drita renditet në vendin e gjashtë me 8 pikë, ndërsa Gjilani mbetet në vendin e tretë me 11 pikë.










