Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se ditën e ka nisur në terren, duke inspektuar nga afër punimet që po zhvillohen në Bulevardin e Qytetit.
Ai ka bërë të ditur se së bashku me ekipin e tij kanë përcjellë ecurinë e punimeve hap pas hapi, me qëllim që projekti të realizohet sipas planifikimeve.
Hyseni ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin gjatë zhvillimit të punimeve, duke theksuar se rezultati përfundimtar do të jetë i jashtëzakonshëm.

