Profesori universitar, Flamur Hyseni, ka reaguar në lidhje me titrimin shqip të serialit “Rrushe” nga Top Channel.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, sipas tij kushdo që gjuhën shqipe standarte e konsideron gjuhë vetëm të Shqipërisë, mos ta mëson, por nuk ka të drejtë me kontestu.
Shkrimi i plotë:
FILMI SHQIP I KOSOVËS NË SHQIPËRI
Gjuha shqipe si edhe secila gjuhë tjetër mund të jetë e unifikuar vetëm zyrtarisht. Pra është logjikisht e pa pranueshme ti kemi dy gjuhë shqipe standarte, por nuk perjashtohet mundesia me na ba vaki edhe kjo! E cila kish me u quajt: vaki shqiptare.
Sa shqiptari i Shqiperisë është që as iden nuk e ka se si flitet dhe shkruhet shqipja në Preshevë dhe Bujanoc, se si shkruhet dhe flitet shqipja në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Gostivar, Strugë, se si shkruhet e flitet shqipja ne Ulqin, se si shkruhet e flitet shqipja prej shqiptarëve në Gjermani, Zvicërr, e prej shumë shqiptarëve të tjerë në Evropë e përtej.
Filmi (seriali produkt i Kosovës) në televiozionin privat në Tiranë është transmetu edhe me titra për shqiptarët që e dinë dhe e duan gjuhën shqipe standarte. Shumë lehtë ka qenë për shqiptarët e tjerë, ka ekzistu mundësia mos mi lexu titrat. Fundja, qëllimi i filmit është me u kuptu prej të gjithëve.
Filmi (seriali produkt i Kosovës) i transmetuar në një televizion privat të Tiranës, me titra, nuk duhet të shihet sulm kundër Shqiperisë dhe shqiptarëve që jetojnë nën juridiksionin e Republikës së Shqipërisë, por tentim i disa personave me kriju problem të pa qenë, sepse gjuha shqipe në hapësirat ku flitet i ka lokalizmat e saj plus dialektet. Lokalizëm është edhe e folura e shqipes ne territorin e Kosovës dhe Shqipërisë, e cila prap dallon se si flitet në Gjilan, e se si flitet në Deqan, se si flitet në Shkodër, e se si flitet në Korçë, se si flitet në Ulqin, e se si fitet në Preshevë, e se si flitet në Gjakovë, e se si flitet në Tetovë, si edhe në hapësirat e tjera ku flitet shqip, çdoherë në raport me gjuhën shqipe standarte.
Çdo përpjekje për unifikim të dialekteve, do të shkaktoj përqarje kombëtare e cila na ka kushtu shumë gjatë shekullit 20, dhe si duket do të na kushtoj shumë edhe në këtë shekull.
Secili e flet gjuhën e tij në hapesirën se ku jeton dhe vepron. Pra edhe secili shqiptar. Diçka tjetër është nëse e mendojmë për gjuhën shqipe standarte. Këtë duhet ta mësojmë. Nuk është e lehtë me mësu gjuhën shqipe standarte.
Shqiptarët që e kanë mësu gjuhën shqipe standarte nuk u kanë faj shqiptarëve që nuk e kanë mësu dhe nuk po e mësojnë gjuhën shqipe standarte.
E rëndesishme është të angazhohemi se, si ta mbrojmë gjuhën shqipe standarte dhe dialektet e saj prej zhdukjes, siç e theksoi shumë mirë para disa dite Daut Dauti.
Shumë mirë është që një film (serial prudukt i Kosovës) eshte transmetu në një televizion privat të Tiranës, ndërsa, edhe më mirë që ky televizion ka arritë ta bëjë të mundur të kuptohet filmi përmes titrave edhe në gjuhën shqipe standarte. Nuk është punë e lehtë kjo.
Kushdo që gjuhën shqipe standarte e konsideron gjuhë vetëm të Shqipërisë, mos ta mëson, por nuk ka të drejtë me kontestu.
E vetmja mundësi që shpiptarët të kuptohen sakt me njëri-tjetrin në shqip, është që ta mësojnë mirë gjuhën shqipe standarte. Përndryshe, do të na duhen titrat.
Nuk unifikohet e pa unifikueshmja. Nuk unifikohen dialektet sepse janë dialekte të gjuhës, dhe as nuk vlerësohen se cili është dilakt i duhur, dhe cili i pa duhur.
(Lejohet shpërndarja, dhe publikimi nga portalet).