Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka dhënë sot lajmin se po zgjidhet problemi i kampusit të Universitetit “Kadri Zeka”.
Më 7 mars, në orën 10:00, do të mbahet një seancë urgjente për të votuar dhënien në shfrytëzim të pronës publike për universitetin.
Hyseni ka theksuar se në këtë proces janë të bashkuar të gjithë përfaqësuesit politikë në Gjilan, duke hapur rrugën për investime të reja në institucionin e arsimit të lartë.
Statusi i plotë:
Po zgjidhet edhe problemi i kampusit të Universitetit “Kadri Zeka”! 🎓🏫
Të premten, më datën 7 mars, duke filluar nga ora 10:00, kemi ftuar seancën urgjente për të votuar dhënien në shfrytëzim të pronës publike për UKZ-në. 🗳️
Në këtë pikë, jemi së bashku me të gjithë përfaqësuesit politikë në Gjilan. 🤝🏙️ Po hapet rruga për investime në Universitetin e Gjilanit.