Shkruan: Asambleisti komunal i Gjilanit, Ibish Ibishi
Nuk është hera e parë që këtë gjendje të lumit e shohim edhe ne banorët e fshatit Dobërçan por edhe banorë e qytetar të tjerë të cilëve u ka rastisë ma kalu për rreth brigjeve të lumit të Përlepnicës i cili përshkon apo rrjedh nëpër fshatrat nga Kmetovci e derdhja bëhet në lumin Morava nën fshatin Dobërçan.
Kjo gjendje e lumit u pa edhe sot në orët e pasdites dhe banorët e fshatit Dobërçan po ndihen të shqetësuar me këtë gjendje të lumit i cili po vjen si pasojë e shkarkimit të mbeturinave nga përpunimi i qumështit në qumshtoren KABI përpos që po shkakton kundërmim të pa durueshëm, në këtë lumë është shkatrru e tërë flora si dhe fauna që ekzistonte para se të hapej kjo qumshtoren, prandaj kërkojmë nga gjitha institucionet komunale e qendrore që të ndërmirren masa të menjëhershme përndryshe këtë gjendje nuk do ta tolerojnë banorët e kësaj zone.
Ibish Ibishi këshilltar komunal në Gjilan
Ibishi: Nuk është hera e parë që këtë gjendje të lumit e shohim edhe ne banorët e fshatit Dobërçan
Ndani këtë artikull