Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka vazhduar apelin për qytetarët që të mbajnë maska për të parandaluar dhe mbrojtur nga coronavirusi, shkruan Reporteri.net.
Edhe sot nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të IKSHPK-së është kërkuar që të bartet maska.
“Bartja e maskës nuk është turp, është trimëri”, është shkruar në postimin e Institutit.
Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës e shoqëruar nga Inspektorati kanë dalë nëpër të gjitha rrugët e kryeqytetit, ku i kanë ndalur qytetarët pas maske dhe u kanë kërkuar që t’i vënë ato.
Po ashtu, sot drejtori i Policisë, Reshat Qalaj, tha se ditët në vijim së bashkë me inspektorët do të informohet publiku për nevojën e mbajtjes së maskave, ndërsa disa ditë më vonë, do të nisë edhe shqiptimi i masave ndëshkuese.