Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, të mërkurën do të vizitojë Gjilanin.
Fillimisht, së bashku me kreun e Gjilanit, Lutfi Haziri dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, do të qëndrojnë për vizitë ngushëlluese në familjen Abazi.
“Në ora 13:15, kryetari Lutfi Haziri pret në takim në zyrën e tij presidentin Meta dhe kryeministrin Haradinaj, e më pas do të ketë prononcim për media”, thuhet në njoftimin për media të Komunës.
Përndryshe, me iniciativë të Lutfi Hazirit, Ilir Metës i është akorduar çmimi Qytetar Nderi i Gjilanit, më 25 nëntor të vitit 2014, sa ishte kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.