Kanë vazhduar aktivitetet e “Javës së Frankofonisë” në Gjilan.
Është bërë inaugurimi i hapësirës frankofone në Bibliotekën e Qytetit në Gjilan.
Po ashtu u mbajt edhe konferenca “Ndikimi i teknologjive të informacionit dhe rrjeteve sociale në sistemin arsimor në Francë dhe Kosovë”.
Kryetari i Komunës sē Gjilanit, Alban Hyseni, tha se është kënaqësi e veçantë që në kuadër të aktiviteteve të parapara për këtë javë bënë inaugurimin e Hapësirës Frankofone në Bibliotekën e qytetit tonë.
“Në këtë ambient të hapësirës së re, u mbajt edhe konferenca mbi ndikimin e teknologjisë në arsim, duke synuar hapjen e rrugëve të reja të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Francës”, tha Hyseni.
I pari i komunës theksoi se Gjilani, si “Kryeqytet i Frankofonisë” për këtë vit, po dëshmon se është një qendër e hapur ndaj kulturës, inovacionit dhe shkëmbimit akademik.
Ai ftoi qytetarët që t’i ndjekin aktivitetet e shumta që na presin gjatë kësaj jave.
Në ceremoni ishin edhe këshilltari për Bashkëpunim dhe Veprimtari Kulturore, Edouard Mayoral, drejtor i Institutit françez në Ambasadën e Francës në Kosovë dhe sekretarja e përgjithshme në Departamentin për Bashkëpunim dhe Verimtari Kulturore në Ambsadën e Francës në Kosovë Fikrije Pllashniku Tetaj.
Po ashu ishin edhe deputetë nga Kuvendi i Kosovës, Liza Gashi e Arjeta Rexhepi dhe zyrtarë tjerë institucionesh.

