Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën për media ka thënë se Kosova në 10 vjetorin e pavarësisë po shënon progres të rëndësishëm.
Ai ka theksuar se si domosdoshmëri për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionit me Malin e Zi ka thënë se në 48 orët e fundit, bashkë me presidentin malazez kanë nxjerr një deklaratë të përbashkët për këtë çështje.
“Inkurajomë kuvendin që të ratifikojnë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Kjo deklaratë është bazuar nga besimi i ndërsjellë dhe nevojat për avancimin e mëtutjeshëm mes dy vendeve. Për të respektuar integritetin dhe sovranitetin e shteteve tona”, ka thënë Thaci.