Tifozët fanatikë të Dritës, “Intelektualët” kanë treguar humanitetin e tyre përmes një gjesti solidar natën e Fitër Bajramit.
Ata kanë vendosur që të kontribuojnë e të organizohen për t’i ndihmuar familjeve në nevojë në Komunën e Gjilanit, përmes një aksioni humanitar.
Ata kanë dorëzuar gjatë ditës pako ushqimore për disa familje, duke qenë sërish të bashkuar por për një qëllim në të mirë të komunitetit.
Kjo nuk është hera e parë, sepse “Intelektualët” tashmë tradicionalisht realizojnë iniciativa të tilla.
Ju sjellim disa nga fotografitë e aksionit të bardhë e kaltërve të Dritës.
Postimi i plotë:
Sot , me ndihmën e grupit , klubit dhe bizneseve të qytetit tonë arritëm të sigurojmë gjëra elementare ushqimore dhe nga një shumë të vogël të hollave për 14 familje në kushte të vështira për festën e fitër Bajramit.
Intelektualët iu janë falenderues të gjithë kontribuesve që kontribuan në iniciativën tonë.
Urime festa e fitër Bajramit! Zoti ju shpërbleftë.
#Intelektualët1998