Intelektuali e profesori Ruzhdi Ismajli, i cili ndërroi jetë me 4 prill 2005, tani e 17 vite i mungon shkollës së Mjekësisë “Asllan Elezi”, qytetit të Gjilanit e shtetit të Kosovës.
Profesori i Gjuhës Shqipe, Ruzhdi Ismajli, ishte udhërrëfyes drejt lirisë së Kosovës, ai ishte i dashur e i respektushëm tek nxënësit, kolegët e qytetarët jo vetëm të Gjilanit por edhe më gjerë, ai ishte njeriu që bashkoi zemrat e lënduara të popullit shqiptar kudo që është paraqitur nevoja .
Profesor Ruzhdiu ishte njeri me vizione të larta, për nxënësit e popullin e tij – ai hapi shkollën e Mjekësisë në Gjilan kur okupatori Serb i mbylli të gjitha dritarët e nxënësve shqiptarë, por intelektuali e profesor Ruzhdiu nuk u dorzua dhe ju kundërvu shtetit okupues me sistem paralel duke e udhëhequr shkollën e mjekësisë, drejt horizonteve të reja.
Ruzhdi Ismajli nga dëshira e gjuhës shqipe, ai e studioi këtë gjuhë për të ju trasuar nxënësve të tij kulturën shqiptare dhe të folurit në mënyrë modern, ai nga shkrimtarët e ndryshëm Rilindas shqiptarë u frymzua për gjuhën, atdheun e kombin, dhe ishte betuar se një rrugë të tillë të Rilindasve do ta vazhdon gjerë në frymën e tij të fundit dhe këtë e arriti me shumë dashuri e profesionalizëm.
Ruzhdiu ishte njëri ndër aktivistët e parë në fund të viteve të 80-ta, ai arriti me shokët e tij të formon LDK-në, i cili në cdo cep të qytetit e rrethinë arriti ta senzibilizon dhe ta forcon popullin drejt fitoreve shekullore ndaj shtetit Serb, duke i treguar këtij pushteti famëkeqë se në këtë vend ka njerz që kësaj toke i dalin zot.
Profesori i Gjuhës Shqipe, Ruzhdi Ismajli, edhe pse në shumë raste ishte marrë në biseda informative nga forcat policore Serb, në shumë raste ishte edhe i torturuar, por ai në asnjë moment nuk u zbraps për të mirën e nxënësve e popullit shqiptar, Ruzhdiu në shumë raste thoshte – “Nuk më duhet jeta pa nxënës e pa popullin tim, e kemi obligim shekullor që ti dalim zot atdheut”.
Sot me shumë krenari, respekt e mallëngjim, shumë intelektual e profesor e kujtojnë profesorin e pa thyeshëm Ruzhdi Ismajlin.
“Jam shumë krenar që kam pasur rastin të punoj me profesorin e pa thyeshëm Ruzhdiun. Ai ishte burim i dijës, burim i rezistencës, ishte një udhërrëfyes i pa trembur, prezenca e Ruzhdiut kudo që ishte
na bënte më të sigurt, ai ishte me plot vizione, i deshti pa masë nxënësit e popullin e tij – si Ruzhdiu vështirë se do të ketë ndonjë herë professor e atëdhetar. Unë nganjëherë edhe sot jetoj me fjalët e tij të cilat ishin të pashlyeshme”, kujton me nostalgji, profesor Mitat Maliqi.
Nostalgji e respekt të pafund për ish-kolegun e tij, ka edhe profesor Abdulla Elezi, i cili thekson se shtetit të Kosovës i mungon profesor Ruzhdiu.
“Ruzhdiu sëpari i mungon familjës, nxënësve e shtetit të Kosovës, ishte i pa zavëndësueshëm kudo që u paraqit ishte i pa kompromisë për shkollën shqipe dhe për nxënësit. Ai në asnjë moment nuk ju frigua
policisë Serbe edhe pse shumë herë e malltretuan.
Fjalët e puna e Ruzhdiut ishin udhërrëfyes jo vetëm për nxënësit por edhe për profesorët e qytetarët, si profesor Ruzhdiu vështirë se do të ketë, jam shumë i lumtur e krenar që të mirën e të keqën e ndamë me njeriun që po na mungon tani e 17 vite”.
Profesor Ruzhdiu pas vete ka lënë një familje të mrekullueshme e intelektuale, këtë e dëshmon se djali i Ruzhdiut, Arbër Ismajli ishte edhe nënkryetar i Komunës së Gjilanit i cili me shumë sukses ka udhëhequr
këtë post, duke dëshmuar se rrugëtimin e babait të tij të cilin e ndërpreu vdekja po e vazhdon me dinjitet e respekt.
Sot pas 17 vite me shumë dinjitet e krenari, jemi të nderuar ta përkujtomë këtë njeri i cili një jetë të tërë ia fali nxënësve e popullit të tij.