Ka përfunduar edhe zyrtarisht edicioni 2020/21 i Superligës së Kosovës në futboll.
Tashmë ka filluar momenti më i “zjarrtë” i vitit, pasi lojtarët fillojnë të bëjnë largimet nga disa skuadra e më pas transferimet në ekipe tjera.
GazetaBlic Sport mëson që mbrojtësi i njohur kosovar, Përparim Islami është larguar nga klubi i Feronikelit.
Islami i cili ka qenë një nga lojtarët kyç të ekipit në sezonet e kaluara ka vendosur të ndajë rrugët me ekipin e Feronikelit.
Ai kishte kontratë me këtë klub deri në vitin e ardhshëm, por ka shkëputur kontratën dhe tashmë është lojtar i lirë.
Islami kishte aventurë të jashtëzakonshme me Feronikelin, ku kishte paraqitje mjaft të mira në Evropë, si dhe fitoi gjithçka si lojtar i tyre.