Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, bashkatdhetarë, aktivistë, miq dhe familjarë.
Në 25 vitet e fundit qytetarët e Gjilanit më besuan përfaqësimin e tyre si kuvendar në Këshillin Komunal të Komunës së Gjilanit, si Kryetar i Komunës, si Drejtor i Arsimit në Komunën e Gjilanit dhe si deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Pa e harruar angazhimin e mëhershëm mbi dy dekadësh profesional, shoqëror, politik e sindikale vetëm në 3 vitet e fundit si kuvendar komunal kam realizuar rreth 300 takime të rregullta, kam takuar mbi 1000 qytetarë, me rreth 1000 kërkesa të shtruara, me 1000 përgjigje të pritura, që i kam përcjellë në instancat përgjegjëse të institucioneve komunale e qendrore, përveç angazhimit në komisione kam iniciuar dhe organizuar, me përkrahjen e kolegëve, debate e ndryshim plotësim të rregulloreve etj.
Kandidatura ime për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, buron nga përvoja ime politike, nga ndjenja që takimet me qytetarët dhe ballafaqimi me hallet, sfidat, propozimet, mbështetjet kanë krijuar tek unë. Gjithmonë jam munduar që derën time ta lë të hapur dhe ta shpreh gatishmërinë time për t’ju ndihmuar dhe udhëzuar në procese të ndryshme që lidhen me jetën tuaj të përditshme.
Kandidatura gjen burimin tek qytetarët, vazhdon me ta dhe përfundon për ta.
Unë do të përpiqem si gjithmonë, ta përcjell zërin tuaj, duke formuluar kërkesat tuaja përmes një qasje pragmatike politike të bazuar në parime. Në qendër të punës sime do të jetë gjithmonë interesi juaj, në kuadër të një Republike të lirë, sovrane, të zhvilluar dhe të sigurt.
Mbështetja juaj, me 9 shkurt 2025, do të më jap mundësinë t’ju përfaqësoj për një mandat të plotë si deputet i Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Numri im në listën e kandidatëve për deputet është 91.
🗳 Me #kurti3, bashkë do ta shkruajmë historinë!
🗓 Më #9Shkurt Kosova vazhdon Krejt dhe Drejt në rrugën e dinjitetit dhe progresit.
Me respekt,
Ismajl Kurteshi