Miq!
Bashkatdhetarët tanë janë fryma e zhvillimit tonë.
Sot komuna e Gjilanit ka pranuar donacion nga bashkatdhetarët tanë në Zvicër që ka të bëjë me mbështetjen,përmirësimin e infrastrukturës dhe cilësisë në shkollat tona.
Është një mbështetje që i bënë të pandarë mërgimtarët tanë në Zvicër me trungun e tyre, aty ku i kanë rrënjët!
Bashkatdhetarët tanë janë fryma e zhvillimit tonë dhe ne këto marrëdhënie duhet ti ruajmë si sytë.
Faleminderit në emër të kryetarit të Gjilanit z.Lutfi Haziri, Amir Bunjakut, Ismajl Bunjakut, Fatmir Bunjakut, Munibe Bunjakut dhe familjen Nueberger familje kjo që jeton në Zvicërr.
Erand Pajaziti dhe Leo Dubova faleminderit nga zemra për organizimin e shkelqyer që keni bëre qē këto paisje te arrijnë në Gjilan!
Donacioni i bashkatdhetarëve tanë është shpërndarë në Drejtorin e Arsimit në Gjilan për tu shpërndarë më pas në shkolla të ndryshme në komunë.
Bashkë me suksese të reja!