Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani në konkurrencën e femrave, ka fituar Kupën e Kosovës në Volejboll për këtë vit, ngase në finale në lojën e luajtur në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan e ka mundur ekipin M-Techenologie me rezultat 3:2.
Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka thënë se është krenari e jashtëzakonshme për kryeqytetin e sportit, pasi që që Klubi i Volejbollit “Drita” në kategorinë e femrave,l, për herë të 5-të e fitojnë kupën e Kosovës.
Shkrimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Krenari e jashtëzakonshme për kryeqytetin e sportit, që Klubi i Volejbollit “Drita” në kategorinë e femrave, sonte, për herë të 5-të e fitojnë kupën e Kosovës, duke na e zbardhur fytyrën me të arriturat e jashtëzakonshme të tyre. E urojmë këtë gjeneratë të artë të vashave tona, duke i falënderuar përzemërsisht për reprezentimin më me zemër të qytetit tonë. Urime klubit KV “Drita” dhe të gjithë sportdashësve. Të lumtur që i përkasim epokës së kësaj gjenerate të artë.
Faleminderit, Lorik Ilazi dhe Jakup Shabani!
K.V “Drita” ?
#bashkeiadalim