Të dashur qytetarë,
Po vazhdojnë lajmet e mira për vendin tonë, në veçanti, për Komunën e Gjilanit. Nga rezultatet e publikuara mbrëmë nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike, nuk kem asnjë rast pozitiv nga Komuna e Gjilanit, dhe, kemi dy raste të cilët janë në rrugë për tu shëruar plotësisht me COVID19.
Nga testi i parë kanë rezultuar negativ, mbetet t’iu bëhet edhe ritestimi për ta rikonfirmuar plotësisht shërimin e tyre. Kështu që, kjo është dita e tetë me radhë në nivel vendi, që numri i të shëruarve kalon atë të rasteve të reja. Kjo na bënë të lumtur dhe më të përkushtuar në luftën tonë të përbashkët.
Tanimë, nga 51 të prekur nga Komuna e Gjilanit, janë shëruar plotësisht, 29 persona, fatkeqësisht, kemi të vdekur 2 persona, në hospitalizim i kemi 2, dhe, në vetë- izolim janë 18 persona. Personat të cilët janë të vetë-izoluar, nuk kanë asnjë simptomë të gripit.
Kjo nuk do të thotë që të jemi të lirë plotësisht, sepse, akoma nuk ka kaluar rreziku.
Ju lutem, vazhdoni t’i respektoni masat e parapara nga institucionet gjegjëse. Ruane shëndetin tuaj, sepse, pakujdesia kushton. Sa më shumë qëndroni në shtëpi, sepse, jemi në fazën finale kur vetë ne duhet t’iu ndihmojmë institucioneve për ta tejkaluar sa më shpejtë këtë pandemi.
#bashkeiadalim