Error
Lajme

Ismajli: Nuk jam kandidat për kryetar të Gjilanit

Flet Arbër Ismajli, nënkryetar i komunës së Gjilanit, vazhdimi i lakimit të emrit tim personal, nga portale të ndryshme, të porositura nga akterë të ndryshëm, për qëllime të matjes së opinionit publik rreth figurës sime, krahas figurave të cilat janë në interesin e tyre personal, nuk i bënë nderë askujt. Së pari, unë nuk jam kandidatë për kryetar komune. E dyta, unë jam duke e ushtruar me shumë nderë e përgjegjësi detyrën e nënkryetarit, në bazë të kompetencave të cilat më takojnë.

Ju informojë se, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan, nuk ka ende asnjë kandidaturë të konfirmuar. Unë, asnjëherë nuk do të jem nën thundrat e këtyre lojërave politike, të cilat kanë për qëllim lakimin e emrit tim në çdo mbrëmje, duke tentuar që të degradojnë figurën time qytetare e pastaj politike.

Asgjë nuk po më vret më shumë, sesa fyerjet të cilat po i bëhen njëri-tjetrit, të cilat nuk janë në kulturën e traditën tonë, ku po na degradojnë çdo gjë në jetën publike.
Unë jam i orientuar fuqishëm në punët e përditshme për qytetarët tanë. Besimin do ta zotojë deri në fund, duke u orientuar fuqimisht në punët e mëdha për Gjilanin.

Ata të cilët gjejnë kohë për politikat e tyre “fejzbukjane”, le të vazhdojnë ta ushtrojnë këtë profesion. Unë, nuk e kam një kohë e tendencë të tillë.

Shiko tekstin me te zgjeruar

Related Articles

Back to top button
WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE
Close