Kënaqësi dhe nder i veçantë, të jem në konakun e familjes Zeka, më konkretisht, tek profesoresha, Zana Zeka.
Kjo familje, është një familje intelektualësh, të cilët vijnë nga fusha e arsimit, dhe, janë kontributdhënës shumë të mëdhenjë të kësaj fushe, por, edhe jashtë saj.
Zana Zeka, është profesoreshë e Matematikës, e cila ka mbi 30 vjet përvojë në arsim. Ajo ka dhënë kontribut të çmuar në edukimin e brezave dhe krijimin e një kulture frymëzuese tek nxënësit për ta dashur vendin, e për tu arsimuar, duke gjeneruar vlerë për tërë shoqërinë.
Me profesoreshën, Zana Zeka, evokuam edhe kohët e tani më të ndjerit, bashkëshortit të saj, profesor Ismet Zeka, i cili ishte njeri me vlera në zemër, intelektual i fushës, e mbi të gjitha patriot kur bëhet fjalë për çështjen e vendit e atdheut.
Edhe profesoresha, Zana Zeka, por, edhe i ndjeri, profesor, Ismet Zeka, janë shembulli më i mirë i një familje të ndershme, humane, dhe njerzore, të cilët arritën të ndërtojnë një kulturë të re qeverisëse ndër breza, duke edukuar gjenerata, dhe, duke krijuar vlerë të shtuar në shtetndërtim me profesionet e tyre.
#bashkeiadalim