Mbledhja online e SBASHK ka nisur, e pjesë e saj janë bërë edhe Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim, Ardian Gola dhe anëtarët e komisionit, Vlora Dumoshi, Eliza Hoxha, Albena Reshtiaj e Enis Kervananë, për të diskutuar rreth mundësisë së tejkalimit të grevës dhe propozimit të Golës për ta nisur mësimin dhe për të mos i notuar nxënësit derisa të arrihet një marrëveshje mes BSPK-së dhe Qeverisë.
Po ashtu, RTK merr vesh se këshillat grevistë kanë nisur t’i pyesin mësimdhënësit për propozimin e Kryetarit të Komisionit për Arsim.
Këshilli Grevist i SBASHK-të, mbanë mbledhje çdo mbrëmje për të diskutuar rreth hapave më tutje për grevën.
Nga ana e saj, Qeveria nuk ka dhënë asnjë sinjal se do ta plotësoj kërkesën e grevistëve prej 100 euro, por vetëm një premtim se në fund të vitit do ta shqyrtoj mundësinë e vazhdimit të ndarjes së mjeteve për mësimdhënësit deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga.