Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka bërë të ditur se janë ndarë 120 mijë euro për përmirësimin e ndriçimit publik në 20 rrugë të kësaj komune.
Sipas njoftimit të Rahimajt, Drejtoria e Shërbimeve Publike tashmë ka nisur punën në terren për rregullimin dhe zgjerimin e ndriçimit publik në këto zona, në një gjatësi totale prej 11,315.08 metrash.
Ndërhyrjet përfshijnë rrugë në qytetin e Kamenicës, Berivojcë, Roganë, Novosellë, Kopërnicë dhe Hogosht, me qëllim përmirësimin e ndriçimit dhe sigurisë në hapësirat publike.
Rrugët ku do të realizohen punimet janë:
1. “Mehmet Shpendi”
2. “Besnik Maroca”
3. “Faik Konica”
4. “Beteja Ushit”
5. “Bekim Berisha Abeja”
6. Rruga e Dardanëve
7. Rruga e Moçarit
8. Rruga e Malit
9. “Rexhep Malaj”
10. “Sejdi Kryeziu”
11. “Shqipëria” – degëzimi 2
12. “Rexhep Qehaja”
13. “Musli Ymeri”
14. “Florim Kosumi”
15. “Iliria”
16. Rruga e Dëshmorëve
17. Rruga e Blinajave
18. “Savska”
19. “Vllaznim Bashkimi”
20. “Zukë Leci”
Rahimaj ka deklaruar se investimi synon krijimin e hapësirave më të ndriçuara, më të sigurta dhe më funksionale për qytetarët, duke e cilësuar atë pjesë të angazhimit për përmirësimin e infrastrukturës publike në të gjitha pjesët e komunës.










