Në fshatin Karaçevë të Epërme, isha për vizitë në shumë lagje bashkë me kandidatët për Kuvend Komunal, Valentina Kastrati dhe Liridon Kastrati.
Diskutuam me banorët për problemet e vjetra me të cilat ata ballafaqohen. Infrastruktura rrugore dhe papunësia mbeten problemet kryesore të cilat i preokupojnë banorët. Me qeverisjen e mirë e të ndershme të Lëvizjes pas 17 tetorit, investimet në infrastrukturë, kanalizim dhe ndriçim do jenë prioritet në gjithë Dardanën.
Numri 144❤️ është numri i fitores pa balotazh pas së cilës, bashkë punojmë, bashkë ndërtojmë, dhe bashkë e zhvillojmë vendin tonë.
#BashkëQeversim