Në fjalimin e tij në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë, kryeparlamentari Kadri Veseli tha se ishin të paktë ata që 20 vjet më parë besonin se mund të arrinim lirinë e 10 vjet më parë ishin pak ata që besonin se mund ta bënim shtetin.
Veseli bëri një lapsus në fjalimin e parë të seancës për nder të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Në fjalimin e tij hyrës fillimisht i përshëndeti mysafirët special, por kur erdhi radha e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, Veseli iu drejtua: “I nderuari kryeministër i Republikës së Kosovës, Edi Rama”.
Sigurisht që në sallë pati reagime dhe të qeshura. Ndërsa Veseli tha se do të mundohet t’i përmend të gjithë edhe me gabime edhe pa gabime.